17 Nëntor 2024

Rafuna takohet me Drejtorin e përgjithshëm të DG TAXUD

Bruksel, 13 shkurt - Drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna sot u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  Heinz Zourek.

Drejtori i Doganës së Kosovës njoftojë për zhvillimet dhe progresin e fundit në Doganën e Kosovës, gjithashtu falënderojë Unionin Evropian për asistencën që është duke I dhënë doganës në këto zhvillime.  Gjithashtu u njoftuan për ndryshimet në strukturën e Doganës dhe ndryshimet tjera pozitive që kanë për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të institucionit në luftimin e dukurive negative, përfshirë edhe korrupsionin.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Dogana dhe Tatime të Komisionit Evropian,  z. Heinz Zourek çmojë lartë dhe përgëzojë Doganën e Kosovës për angazhimin e shtuar për të arritur rezultatet pozitive, reformën e cila ndihmon proceset e integrimit si dhe për bashkëpunimin me drejtorinë e TAXUD-it. Z. Heinz premtojë përkrahje edhe më tutje për Doganën e Kosovës.

Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për Doganën e Kosovës, prandaj si i tillë ishte mjaft i rëndësishëm sepse ndihmon në ndërtimin e një sistemi doganor kompatibil me Unionin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)