Rafuna takohet me drejtorin e Doganës kroate
Prishtinë 12 shtator - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna me ftesë të Doganës së Republikës së Kroacisë, ka vizituar Zagrebin, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm të Doganës së Kroacisë Zlatko Grabar.
Rafuna gjatë takimit me drejtorin Grabar. ka prezantuar Doganën e Kosovës, organizimin dhe funksionet pas reformimit të Doganës. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm theksoi se Dogana e Kosovës ka arritur një progres të theksuar në përpalljen me sfidat e kohës.
Nga ana tjetër edhe drejtori i Doganës kroate prezantoj doganën Kroate si dhe organizimin e saj pas aderimit në unionin evropian.
Rafuna e ka informuar homologun e tij lidhur me hapat që ka ndërmarr Dogana e Kosovës për anëtarësimin në OBD si dhe kërkojë përkrahje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës (OBD).
Gjithashtu temë tjetër e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në mes të dy organizatave tona. Bashkëpunimi potencial në fushën e projekteve evropiane dhe themelimi i rrjetit regjional ku të dy doganat mund të përfitojnë projekte zhvillimore. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin në luftimin e trafikut ilegal përfshirë mallrat e ndaluara.