16 Nëntor 2024

Rafuna raporton para komisionit parlamentar për buxhet dhe financa

Prishtinë, 13 maj - Sot për herë të parë Drejtori i doganës, Lulzim Rafuna bëri prenzantimin e raportit tremujor të punës së Doganës para komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa i udhëhequr nga Naser Osmani.

Drejtori i Doganes prezantojë trendin e mbledhje së taksave gjatë tremujorit të parë në ku theksoj se në krahasim me dy vitet paraprake të hyrat kanë shënuar rritje kurse në krahasim direkt në mes të tremujorit 2014 dhe 2015 rritja e të hyrave është me 2 % më shumë.

Gjithashtu vlen të theksohet se ka vazhduar trendi i rënies së sasisë së importit në krahasim me vitin e kaluar pra krahasimi i dy tremujoreve të parë të 2014 dhe 2015 tregon për ulje të peshës neto me 12% apo në kilogram -88,722,341 milion kilogram më pak sasi të mallrave. Por edhe përkundër kësaj dogana ka arritur të ruaj trendin pozitiv të të hyrave.

Sa i përket luftimi të kontrabandës dhe evazionit fiskal drejtori theksoj se fatkeqësisht në Kosovë ka ende kompani të cilat tentojnë vazhdimisht të manipulojnë me çmime dhe fshehje të mallrave të tyre gjatë importit.

Prandaj edhe gjatë këtij tremujori kemi shqiptuar 263 kundërvajtje doganore dhe kemi ngritur 30 kallëzime penale.

Gjithashtu drejtori foli dhe sqaroj punën që dogana bën në parandalimin e korrupsionit ku vetëm gjatë këtij tremujori njësit e doganës kanë hapur hetime në 18 raste të ndryshme me dyshim për keqpërdorime potenciale. 

Pas përfundimit të prezantimit drejtori i doganës u përgjigj pyetje të ndryshme nga anëtarët e komisionit parlamentar, respektivisht drejtori theksoj se ndryshimet në pakot fiskale të qeverisë më saktësisht në ndryshimin e normave të akcizës priten të sjellin deri në fund të vitit 14 milion euro më shumë.

Gjithashtu temë tjetër ishte edhe marrëveshja e stabilizim asocimit e cila pritet të ketë ndikim në të hyra ku edhe për këtë çështje drejtori sqaroj se marrëveshja është asimetrike dhe ndryshimet në heqjen e taksës doganore do të bëhen të shkallëzuara.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)