Rafuna njofton EULEX-in me arritjet e doganës
Prishtinë, 7 korrik - Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna priti në orët e pasdites Ushtruesin e Detyrës së Shefit të EULEX Bernd Thran.
Kjo vizitë shërben për të njoftuar EULEX me arritjet e doganës gjatë viteve të fundit ku Dogana e Kosovës është shndërruar në një model për agjensionet e tjera.
Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoi reformat e ndërmarr gjatë dy viteve të fundit kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë ndikuar direkt në performacën e jashtëzakonshme dhe në të hyrat e mbledhur nga Dogana, derisa tanimë ne jemi mbi 70 milion euro më shumë se viti i kaluar apo 17% më shumë.
Gjithashtu dogana sipas tij ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përmirësimin e klimës së biznesit duke krijuar mundësi të barabarta dhe lehtësuar shumë procedurat doganore për bizneset legjitime.
\"Ky sukses nuk do të arrihej pa bashkëpunimin me EULEX i cili gjatë gjatë këtyre viteve ka qenë me mandat të caktuar në Doganën e Kosovës\", thekosi Rafuna.
Nga ana tjetër Thran vlerësoi zhvillimet e Doganës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar me bashkëpunimin në kuadër të rolit të ri të EULEX në Kosovës.