Rafuna: Dogana grumbulloi 837.4 milion euro
Prishtinë 12 janar - Drejtori i përgjithshëm, i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se Dogana në total ka grumbulluar 837.4 milion euro.
Rafuna në konferencën për gazetarë ka prezantuar të arriturat gjatë vitit 2013.
Ai ka prezantuar të arriturat në fushën e mbledhjes së taksave doganore. Rafuna theksoi se ky vit ishte një vit isuksesshëm pasi që Dogana e Kosovës edhe përkundër faktit që sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 5% më e ulët se sasia e importuar gjatë 2012 niveli i të hyrave ishte stabil.
Dogana në total grumbulloj 837.4 milion euro. Inkurajues është fakti se ka një rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit kugjatë vitit 2013 kemi rritje tëinkasimit për 18.25%., ka theksuar ai
Rafuna theksoi faktin se gjatë viti 2013 kemi rritje të produkteve Kosovare të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj. Eksporti në total ka arritur në 336,8 milion euro nga 319,6 milion euro të vitit 2012.
Në kuadër të luftimit të krimit ekonomik/financiar, Dogana ka shqiptuar 862 kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 mil , ka ngritur 151 kallëzime penale në Prokurori dhe ka nxjerr 183 aktvendime në vlerë prej 2,4 mil . Gjithashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 1200 copë aparate për lojëra të fatit, ka pohuar ai.
Sipas tij po ashtu ka pasur rritje në zbulimin e rasteve me mallrat të ndaluara ku gjatë kësaj periudhe janë kapur mbi 35 kilogram narkotikë, 32 raste me armë dhe mbi 8000 fishek të kalibrave të ndryshëm.
Një prej zhvillimeve kryesore ishe edhe fakti që me 14 dhjetor 2013 fillojë mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet kufitare veriore, sidhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë, ka theksuar ai.
Drejtori i përgjithshëm në fund sqaroj se Doganën e Kosovës gjatë vitit 2014 e presin sfidat të ndryshme, ndër më të rëndësishme theksojë veriun e Kosovës, arritjen e projeksioneve buxhetore, reformën brenda Doganës, luftimineinformalitetitdhe korrupsionit.
Gjithashtu Rafuna ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të lajmërojnë të gjitha dukurit negative sepse Dogana ka nevojë për bashkëpunimin me qytetar ashtu që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.