19 Nëntor 2024

Rafuna dhe Maxhuni në Han të Elezit

Prishtinë 12 shkurt - Drejtori i përgjithshëm i Doganës Lulzim Rafuna dhe Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni vizituan Hanin e Elezit ku edhe inspektuan pajisjet dhe kontrollet e specializuara të cilat janë donacion i qeverisë së SHBA-ve.

Kjo kontroll me pajisje të teknologjisë së avancuar, ka ndihmuar në luftimin e kontrabandës dhe zbulimin e shumë rasteve të tentim kontrabandës me mallra të ndryshme.  

“Këto pajisje po i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë organeve të sigurisë për zbulimin e veprave të kundërligjshme” tha drejtori i policisë Maxhuni.


Kurse në anën tjetër Drejtori i Doganës Rafuna theksoj faktin se mallrat me akcizë janë ato të cilat kapen më së shumti nga dogana gjatë tentim kontrabandës. 


Me këtë rast Rafuna falënderoj për përkrahjen që qeveria e SHBA-ve përmes programit të saj (EXBIS) është duke i ofruar Doganës, si në aspektin teknik po ashtu edhe në fushën e këshillimeve dhe asistencës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)