Rafineria e Lukoil në Rumani përsëri është duke punuar
Bukuresht, 12 tetor - Rafineria e Lukoil në Rumani përsëri filloi një procedurë të vënies në shfrytëzim, pasi prodhimi i saj ishte ndaluar me urdhër të autoriteteve rumune në kuadrin e një hetimi të zhvilluar për shkak të dyshimit për larjen e parave të pista dhe fshehjen e të ardhurave.
Nëpunësit e Prokurorisë për luftim të korrupsionit, të shoqëruar nga anëtarët e trupave specialë, konfiskuan dokumente kontabiliteti dhe e vunë fabrikën nën mbikëqyrje. Kompania Lukoil Europe Holdings, e cila është pjesë e grupit rus Lukoil, zotëron 97.1 për qind të rafinerisë në Ploesht. Në Rumani Lukoil disponon një rrjet prej 300 pikash karburanti.