18 Nëntor 2024

Qytetarët në aksion për pastrimin e liqenit të Badocit

Prishtinë, 2 mars - Për vetëm një javë organizim, janë finalizuar të gjitha përgatitjet për pastrimin e tërësishëm të shtratit të liqenit të Badocit.

Vetëm pak ditë pas informimit se komuna e Prishtinës do të organizojë derdhjen  e Liqenit të Gazivodës në atë të Badocit, shoqëria civile e inicuar nga ‘PIKË PËR PIKË’, ‘TA PASTROJMË KOSOVËN’, ‘Paradite PASTRO, Pasdite FESTO’, ‘DIJENIA’ si dhe aktivistë të shumtë, janë bërë bashkë për të organizuar pastrimin final të shtratit të liqenit të Badocit.

Me këtë iniciativë është bashkuar menjëherë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, duke mbuluar një pjesë të madhe të shpenzimeve si dhe duke siguruar pjesëmarrje aktive të zyrtarëve të saj në pastrim.

Pjesëmarrës në pastrim do të jenë edhe 200 nxënës nga shkollat e mesme të Prishtinës, ndërsa koordinatorë të këtij akcioni janë 5 anëtarë nga organizata TA PASTROJMË KOSOVËN.

Partia e Fortë ka dalë në mbështetje me resurset e saj njerëzore. Kryetari lexhendar Visar Arifaj do të arrijë në vendin e ngjarjes bashkë me 20 çiklistë të tjerë, ndërsa shoqata e peshkatarëve KRAPI ka mobilizuar rreth 30 peshkatarë të cilët do të ndihmojnë në pastrimin e shtratit të Liqenit.

Ndihmë me mjete për pastrim ka ofruar edhe Ndërmarrja për menagjimin e mbeturinave HORTIKULTURA, ndërsa me mjete tjera dhe logjistikë ka ndihmuar kompani të vogla e të mëdha private.

Të gjitha mjetet për pastrim janë siguruar nga organizatorët. Ndërsa pastrimin do ta shoqërojë grupi vallëzues FUTURE STEPS kurse për muzikën përkujdeset një grup gazmorë i organizuar nga KAFE MIQT.

Për të gjithë pjesëmarrësit në pastrim do të ketë ujë dhe ushqim, ndërsa të gjithë inkurajohen të marrin shtesa ushqimore për vete dhe shokët.

Në këtë akcion masiv, janë përgjigjur dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen të gjitha mediat vizive, radiot dhe portalet informative kosovare.

Nisja e organizuar bëhet nga HOTEL GRAND në orën 11:30, ndërsa pastrimi fillon në orën 12:00 dhe përfundon në orën 15:00. Sygjerohen mbathjet e çimzeve të plastikës për shkak të terrenit të lagësht në vende të caktuara.

Ky akcion konsiderohet si akcioni më madh pastrues i këtij viti dhe lëvizja më organizuar qytetare e kohëve të fundit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)