Qytetarët ndihmojnë në luftimin e kontrabandës, evazionit dhe korrupsionit
Prishtinë, 23 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka njoftuar se gjatë këtyre muajve, është rritur besueshmëria e qytetarëve ndaj Doganës.
Thirrjet dhe lajmërimet e qytetarëve në Doganë janë rritur me 35% krahasuar me vitin e kaluar, pasi qytetarët tani besojnë se rastet e raportuara trajtohen me kujdes.
Përafërsisht 85% të rasteve të raportuara kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë, dogana ka zbuluar disa raste të kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit.
Gjatë kësaj periudhe, janë raportuar këto raste:
- 5 raste për telefona të kontrabanduar të trajtuara
- 26 raste për lojëra te fatit të trajtuara
- 9 raste për barna të trajtuara
- 12 raste për duhan të kontrabanduar të trajtuara
- 2 raste për alkool të trajtuara
- 6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar të trajtuara
- 4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija të trajtuara
- 1 rast për droge i trajtuar
- 35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore të trajtuara
- 51 raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)
Do të jemi të pa kompromis në luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.