Qytetarët grekë pesimistë për ekonominë e 2017-s
Athinë, 28 dhjetor - Festat e fundvitit i gjetën grekët më të varfër e më pesimistë.
Sipas një studimi të ri, shumica e grekëve shpresojnë për stabilitet financiar në vitin e ardhshëm, 7 vjet pas shpërthimit të krizës së borxhit në Greqi.
Sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve grekë janë pesimistë për vitin që po troket.
Banka qendrore greke ka parashikuar se ekonomia vendëse do të rritet 2.5 për qind vitin e ardhshëm.