Quality Kosova promovon investimet e Kosovës në Çeki
Prishtinë, 20 shtator - Quality Kosova në bashkëpunim me Czech INVENT , për disa ditë më radhë qëndruan për vizitë studimore në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.
Përveç disa kryetarëve të Komunave të Kosovës nga delegacioni i vendit tonë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë, të Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës , të Agjencionit për Privatizimin e Kosovës, të Agjencionit Regjionale për Zhvillimi si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji, gjegjësisht Quality Kosova.
Vizita ka qenë e organizuar në mënyrë që ti përmbushin kërkesat të cilat janë paraqitur gjatë konferencave në kuadër të projektit për përmirësimi e klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë, të organizuara nga Czech INVENT dhe Quality Kosova, së bashku me partnerët e projektit dhe të mbajtura në UBT.
Gjithashtu gjatë vizitës studimore janë vizituar parqet industrial dhe teknologjike, parku industrial në Pardubice dhe Pilsen dhe inkubatorët e biznesit në Pardubice dhe Pragë, u organizuan edhe takime me zyrtarët rajonale po të këtyre qyteteve . Po ashtu është bërë promovimi i ofertave investive në Kosovë nga Zyrat rajonale të Kosovës dhe agjencionet si APIK, AMNVM dhe AKP para invesitorve potencial çek në Oden Ndërkombëtare të Çekisë.
Ky organizim u bë bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke Czech INVENT kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Po ashtu në kuadër projekti për Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë, për disa muaj me radhë janë zhvilluar disa konferenca të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është organizuar edhe vizita studimore nëpër komunat e Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Novobërdë, Shtime, etj , ku partnerët e projektit patën mundësi që për së afërmi ti identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja.
Pjesmarrësit në vizitën studimore janë nda shumë të kënaqur me programin që ka ofruar dhe Quality Kosova dhe Czech INVENT, dhe shpresojmë që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, në projekte të natyrës së gjasshëm, tha koordinatori i projektit, Lulzim Beqiri.
Pas vizitës si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë ku do diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe do të organizohet edhe një punëtori e cila do ti ndihmoj pjesëmarrësve në krijimin e materialeve promovuese për rajonet e tyre.