QPA e shqetësuar me shkeljen e legjislacionit të punës
Prishtinë, 1 maj - Me rastin e 1 Majit Ditës ndërkombëtare të punëtorëve, Qendra për Politika dhe Avokim kërkon nga punëdhënësit, posacërsisht nga sektori privat respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Për QPA-në është shqetësuese që legjislacioni i punës shkilet në mënyrë flagrante nga shumica e punëdhënësve, nuk respektohet kontrata kolektike nga ana e sektorit privat, teksa shumë punëtorë punojnë pa pasur fare kontrata të punës, me orar të stërzgjatur, pa pasur të drejtë të shfrytëzojnë pushimin javor dhe vjetor etj.
Megjithëse 1 Maji është ditë ku simbolikisht punëtorët nëpërmjet protestës shprehin paknaqësitë rreth respektimt të të drejtave të tyre, si dhe njëkohësisht kërkojnë avancimin e tyre, në Kosovë sikurse edhe në vitet paraprake më tepër po kremtohet si festë dhe ditë pushimi. Sindikatat e punëtorëve në Kosovë kanë zgjedhur të mos protestojnë dhe të heshtin përballë shumë padrejtësive që u bëhen punëtorëve.
QPA tërheq vërejtjen edhe për rritjen e efikasitetit të punës së Inspektoratit të Punës, i cili nga gjithsej 60 mijë biznese që janë aktive, ka kryer vetëm 9 mijë inspektime në afër 7 mijë biznese ose vetëm 15% të tyre. Informaliteti është një problem tjetër shqetësues në vendin tonë. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave në vitin 2015 janë deklaruar se kanë një vend pune 323 mijë persona, ndërsa sipas të dhënave të Trustit Pensional të Kosovës, në të njëjtën përiudhë kohore figuronin diku 255 mijë kontributdhënës. Nga kjo del se 68 mijë të punësuar nuk janë të pajisur më kontratë pune, përderisa Inspektorati i Punës kishte legalizuar 2715 të punësuar informal.
Në një hulumtim që kishte bërë QPA në vitin 2015, afër 60% e të punësuarëve në sektorin e ndërtimtarisë janë deklaruar që nuk posedojnë kontratë punë.
Edhe siguria dhe shendeti në vendin e punës, vazhdon të jetë problem shumë shqetësues . Në vitin e kaluar në vendin e punës sipas të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Punës kanë vdekur së paku 9 persona, 46 persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa vetëm 6 të lënduarve punëdhënësi ua kishte kompensuar shpënzimet e lëndimit. Numri i të lënduarëve sipas sindikatave është më i lartë qindra herë, mirëpo këto raste nuk raportohen për shkak të rrezikut që mund ta humbin vendin e punës. Ndërsa Policia e Kosovës dhe Spitalet nuk mbajnë evidencë të vecantë për rastet e lëndimit në vendin e punës, mëgjithëse QPA-ja disa herë kishtë kërkuar nga to të dhënat për raste të tilla.
Mosavancimin e të drejtave të punëtorëve dhe shkeljes së tyre i kontribuojnë edhe organizimi i dobët sindikal, politizimi dhe përcarja e tyre. Në Kosovë aktualisht sindikatat janë të ndara në tre grupime, në BSPK, SBASHK dhe Federatën e Sindikatave të Shendetësisë së Kosovës. Këto, dy të fundit para disa viteve ishin ndarë nga BSPK, dhe operojnë të pavarura. Në Këshillin Ekonomiko Social në të cilin diskutohet për dialogun social, është e përfaqësur vetëm BSPK. Këto sindikata të cilat janë edhe organizimet sindikale kryesore nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën, ndërsa anëtarët e tyre janë pothuajse mbi 90% të punësuar nga sektori publik, indikator ky që tregon se sindikatat në sektorin privat me disa përjashtime të papërfillshme, nuk funksionojnë ose thënë më mirë nuk ekzistojnë fare.
Aktualisht, Ligji I Punës është në fazën e plotësim-ndryshimit. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka propozuar disa ndryshime, ndër kryesoret, Kontrata e Punës, Pushimi i Lehonisë dhe Pushimi Mjekësor. Mëgjithëse për kohëzgjatjën e Kontratës së Punës, ligji është përmirësuar, pasi që I punësuari me kontratë të përhershme duhet të pajiset jo më larg se 3 vjet nga koha kur e ka filluar punën, në dy dispozitat tjera është bërë regres. Lidhur me Pushimin e Lehonisë, në këtë draft është shkurtuar në 6 muaj me pagesë (3 muaj me 70% të pagës nga punëdhësi dhe 3 muaj nga Qeveria me kompënsim prej 50% të pagës mesatare të Kosovës). QPA tërheq vërejtjen se pothaujse në të gjitha vendët fqinje pushimi i lindjes kompensohet për 12 muaj, përderisa Mali I Zi synon që pushimn ta zgjas deri në 24 muaj, andaj shkurtimi i Pushimit të Lehonisë në Kosovë do të ishte në dëm të grave të punësuara.
QPA është implementuese e projektit i Fuqizimi I Sundimit të Ligjit Promovimi I të drejtave të Punëtorëve që financohet nga Olof Palme International Center, në kuadër të së cilit avokon për përmirësimin e pozitës së punëtorëve.