17 Nëntor 2024

Qorraj: Kosova nuk ka krijuar përparësitë krahasuese

Prishtinë, 3 janar - Profesori në Fakultetin Ekonomik në UP, Gazmend Qorraj,  ka deklaruar se edhe pse premtimet ishin që do të këtë një rritje ekonomike afër katër për qind, mirëpo kjo nuk u arrit gjatë vitit 2014 si rezultat i problemeve strukturore, kryesisht problemeve me investimet e huaja respektivisht rënien e tyre, mirëpo kohëve të fundit edhe rënien e investimeve publike lokale.

“Sipas raporteve të ndryshme zyrtare rezulton se këtë vit u regjistruan 294 ndërmarrje më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa u mbyllën 881 biznese apo 119 biznese më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sfidë tjetër që e përcjellë ekonominë kosovare çdo vit është edhe raporti ndërmjet importeve dhe eksporteve respektivisht rritjes së importeve në raport me eksportet gjë që përbën një problem serioz edhe në të ardhmen marrë parasysh që Kosova nuk ka krijuar ende përparësitë krahasuese dhe kjo do të paraqet problem për aftësinë konkurruese të Kosovës marrë parasysh proceset integruese. Aspekt pozitiv i pjesërishëm mund të cilësohet vetëm rritja e pagave në sektorin publik gjë që ka ndikuar në rritjen e konsumit nga një pjese e qytetarëve të punësuar në sektorin publik, mirëpo kjo duhet përcjellë me rritje ekonomike në sektorin real por edhe planifikim të qëndrueshëm afatmesëm”, ka theksuar ai për gazetën “Epoka e re”.

Sipas tij mesazhi për vitin 2015 për Kosovën përveç sfidave të shumta të përvitshme që duhen tejkaluar, është që të krijohet një ambient më atraktiv për investime, qasje dhe shfrytëzim më optimal i fondeve të Bashkimit Evropian respektivisht IPA-s, Horizon 2020, por edhe programeve tjera në fushën e e edukimit si Erasmus etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)