15 Janar 2025

Qiproja paraqet projektin për ndihmë financiare

Bruksel, 24 tetor - Qeveria e Qipros i dorëzoi Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së projektin me kushtet e domosdoshme për marrjen e ndihmës financiare.

Një zyrtar i Ministrisë së Financave, tha se marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së Eurogrupit më 12 nëntor.

Në korrik, përfaqësuesit e trojkës i paraqitën qeverisë qipriote kushtet për programin e ndihmës, sipas të cilave synohet që brenda tre viteve të kursehet një miliard Euro nga shpenzimet publike, heqja e rrogës së 13-të, etj.

Pas bisedimeve të hënën me drejtuesit e sindikatave, presidenti i Qipros, Dimitris Kristofias deklaroi se zbatimi i projektit të qeverisë do të arrijë objektivat e përcaktuara për kursimin e një miliard Euro. Por në të nuk përfshihet heqja e rrogës së 13-të dhe subvencioneve për ruajtjen e nivelit të inflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)