Qiproja është lidere për tërheqjen e investimeve ruse
Moskë, 20 gusht - Investimet ruse në botën e jashtme në fund të qershorit të vitit 2010 arriti 69,4 miliardë dollarë, publikoi Rosstat.
Në gjysmën e parë të vitit 2010 vëllimi i investimeve të huaja ruse arrin 51,1 miliardë dollarë apo 17,5 për qind më shumë sesa në gjysmën e parë të vitit 2009, transmetoi Bgnes.
Qiproja mbetet lider në tërheqjen e investimeve nga Rusia me 16,6 miliardë dollarë, pas saj, në vendin e dytë u gjet Holanda me investime ruse prej 16 miliardë dollarëve.