Qiproja doli nga recesioni
Nikozia, 8 nëntor - Recesioni në Qipro përfundoi dhe ekonomia tregon shenja se po del nga kriza. Këtë e deklaroi ministri qipriot i financave Haris Georgiadis gjatë konferencës ndërkombëtare në kryeqytetin Nikozia.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të BE-së dhe të Bankës Qendrore Evropiane.
Konstatohet një tepricë e vogël buxhetore. Masat e jashtëzakonshme për luftimin e deficitit do të anulohen dy vjet më herët nga afati i parashikuar në programin e stabilizimit, program për të cilin ishte arritur marrëveshje mes BE-së dhe FMN-së.