Qiproja do ti shesë Greqisë filialet e bankave
Nikozia, 23 mars - Qiproja arriti një marrëveshje me Athinën mbi shitjen e degëve të bankave qipriote që operojnë në Greqi, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit të Qipros.
Tre bankat më të mëdha greke - National Bank of Greece, Alpha Bank dhe Piraeus Bank - kanë shfaqur interesin e tyre për blerjen e aseteve të Qipros.
Shitëset e mundshme janë bankat qipriote Cyprus Popular Bank, Bank of Cyprus dhe Hellenic Bank.
Sipas fjalëve të sekretarit për shtypit të qeverisë së Qipros, marrëveshja e arritur krijon kushte të favorshme për Qipron.