28 Prill 2025

Qipro voton sot për paketën e ndihmës prej 23 miliardë euro

Nikozia, 30 prill - Muajin e kaluar, Qiproja ka negociuar një paketë shpëtimi prej 23 miliardë eurosh me partnerët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Marraveshja ka paraparë që depozituesit me mbi 100,000 euro në bankat e Qipros të humbin një sasi parash nga kursimet e tyre.

Ky ka qenë kushti kryesor që kreditorët ndërkombëtarë t’i japin Qipros kredinë prej 10 miliardë eurosh, për ta shpëtuar atë nga falimentimi.

Asnjë parti e vetme nuk ka shumicën në Parlamentin qipriot, por qeveria është duke llogaritur në anëtarët e koalicionit të saj të qendrës së djathtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)