Qipro përbën rrezik të vazhdueshëm për të gjithë Eurozonën
Bruksel, 22 shkurt - Drejtori i përgjithshëm i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES) Klaus Regling theksoi se Qipro përbënte një rrezik për të gjithë zonën euro dhe se vendimet duhet të merreshin sa më shpejt për këtë çështje për të shmangur një përhapje të mundshme të krizës.
\"Për mua, sot, Qipro përbën një rrezik të vazhdueshëm\'\', nënvizoi drejtuesi i strukturës ngarkuar nga evropianët për pengimin e krizave të reja financiare në një intervistë për të përditshmen franceze \'\'Le Figaro\'\'.
Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht përmasës së vogël të ekonomisë qipriote, vështirësitë e vendit kishin të ngjarë të destabilizojnë të gjithë sistemin financiar të zonës euro.
\"Bankat qipriote kanë filiale të rëndësishme në Greqi. Dhe tregjet e shikojnë Qipron shumë pranë. Në rast të përkeqësimit të ekonomisë, ekziston rreziku i përhapjes së krizës\'\', theksoi Regling.