Qipro nuk ka nevojë për kredinë ruse
Nikozia, 5 dhjetor - Qipro nuk do të marrë kredi nga Rusia. Kjo u njoftua nga Ministri i Financave të Rusisë Anton Siluanov. Sipas fjalëve të tij, Qipro mund ti zgjidhë problemet e veta financiare pa pjesëmarrjen e Rusisë.
\"Qipro tashmë ka rënë dakord me organizatat europiane për të marrë fonde në bazë të kushteve të caktuara\", - tha Siluanov.
Në muajin qershor Qipro iu drejtua Rusisë për marrjen e një kredie prej 5 miliardë eurosh. Në fund të tetorit autoritetet qipriote deklaruan se ato janë fare pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje për ndihmë financiare me kreditorët ndërkombëtarë.