Qipro merr masa të jashtëzakonshme ekonomike
Nicosia, 20 nëntor - Pas krizës ekonomike të Greqisë që e çoi këtë vend në kufirin e falimentimit, pala greko-qipriote mundohet të jetë shumë e kujdesshme.
Qeveria merr masa të jashtëzakonshme për një periudhë 2 vjeçare, ngrin rrogat e nëpunësve për dy vjet, vendos taksa shtesë, rrit taksën e tvsh-së nga 15% në 17%.
Udhëheqja greko-qipriote për të penguar hyrjen e vendit në Mekanizmin e Mbështetjes së Evropës, deklaroi paketën e masave të e treta ekonomike.
Në paketë përfshihet ngrirja e rrogave të nëpunësve për 2 vjet, zgjerimi i taksave për punonjësit e nivelit të lartë në sektorin privat dhe shtimin e taksave për fitimin e firmave vendase.
Udhëheqja greko-qipriote me këto masa shpreson që të reduktojë deficitin buxhetor të vitit 2012 dhe të rrisë besimin e tregut të jashtëm dhe të instituteve ndërkombëtare të vlerësimit ndaj Qipros së Jugut.
Bashkimi Evropian i kishte vënë ultimatum këtij vendi që deficitin buxhetor për vitin 2012 ta ulë nën 3%.