16 Janar 2025

Qipro, mbyllen të gjitha bankat

Nicozia, 19 mars - Dy ditë pasi Bashkimi Europian ra dakord për lëvrimin e 10 miliard eurove për Qipron në formë huaje, ishulli ka mbyllur të gjitha bankat e tij, deri të enjten kur pritet që parlamenti i vendit të aprovojë taksat që banorët duhet të paguajnë në shkëmbim të kësaj kredie.

Taksa e cila parashikon tërheqjen e një interesi prej 9.9 për qind në të gjitha llogaritë bankare të atyre që kanë të ardhura mbi 100 mijë euro, ka shkaktuar debate të forta në vend. Banorët kanë nxituar gjatë fundjavës të tërheqin në bankomate paratë e tyre.

Ndërkohë që kjo është hera e parë që Bashkimi Europian vë të tilla kushte për dhënien e një kredie.

Një njoftim në fundjavë nga Qiproja shokoi tregjet ndërkombëtare.

Analistët thonë se kalimi i ligjit në dhomën me 56 anëtarë, ku asnjë parti nuk ka shumicën, është gati-gati i pamundur dhe nuk është e qartë nëse do të mbahet nisur nga fakti që udhëheqësit ishin të sigurt se si do të hidhet poshtë.

Refuzimi i masës do të bllokojë pakon e shpëtimit për të cilën Qipro ka nevojë për mbijetesën e sistemit bankar, por dhe për të paguar buxhetorët e për të ruajtur shkallën e mirëqenies sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)