Qipro lejoi transferimin e parave për klientët ndërkombëtarë
Nikozia, 27 prill - Ministria e Financave e shtetit ishullor hoqi të gjitha kufizimet e vendosura mbi transferimin e fondeve për klientët ndërkombëtarë të bankave të huaja, njoftoi një burim në Grupin VTB.
Banka do të fillojë të punojë në regjim normal që nga fillimi i javës së ardhshme, pas përfundimit të të gjitha procedurave formale, saktësoi burimi.
Ditën e enjte Ministria e Financave e Qipros dobësoi pjesërisht edhe njëherë kontrollin ndaj rrjedhës së fondeve, duke rritur kufirin e transferimit të mjeteve financiare për qytetarët brenda vendit nga 3 mijë deri në 10 mijë dhe deri në 2 mijë dhe 5 mijë euro në muaj jashtë vendit.
Në përgjithësi Qipro, si dhe më parë, vazhdon të mbajë nën një kontoll jashtëzakonisht të rreptë lëvizjen e kapitalit.