Qipro kërkon fonde nga BE për të ndihmuar bankat
Nicosia, 22 tetor - Ministri greko-qipriot i Financave, Vasos Shiarli deklaroi se marrëveshja eventuale për pakon e ndihmës financiare për vendin e tij duhet të përfshijë dispozitën sipas së cilës do të mundësohej që bankat që kanë vështirësi të marrin ndihmë drejtpërsëdrejti nga fondet e Bashkimit Evropian.
Shiarli tha se do të këmbëngulë që një dispozitë e tillë të përfshihet përmes raundit të fundit të bisedimeve mes qeverisjes dhe Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ekspertët druajnë se pakoja e mundshme e ndihmës për rikapitalizimin e bankave greko-qipriote, në masë të madhe të ekspozuara në borxhet e bankave greke, do të shkaktonte rritje të borxhit greko-qipriot deri në nivelin \'\'i paqëndrueshëm\'\'.
Shijarli tha se mjetet e fondit të BE-së për ndihmë munden në mënyrë të drejtpërdrejtë të orientohen drejt bankave greko-qipriote, pasi të formohet dhe të fillojë punën organi i vetëm për mbikëqyrjen e bankave në vendet të cilat si valutë shfrytëzojnë euron.