28 Prill 2025

Qipro, humbjet më të mëdha i pësuan depozituesit e huaj

Nikozia, 10 maj - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Qipros, Panicos Demetriades, dha një konferencë për shtyp ku tregoi në lidhje me humbjet që pësuan depozituesit si rezultat i ristrukturimit të Bankës së Qipros.

Me kërkesë të kreditorëve ndërkombëtarë depozitat me shuma mbi 100 mijë euro u ngarkuan me taksë njëherëshe.

Siç u bë e ditur, 70% e vëllimit të depozitave, të cilat iu nënshtruan tatimit, nuk i përkisnin banorëve vendas.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë qytetarë të Rusisë. Kështu që familjet dhe bizneset qipriote janë prekur drejtpërsëdrejti në një masë shumë më të vogël nga ç’pritej në të vërtetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)