Qipro, huadhënësit ndërkombëtarë, pa marrëveshje për depozitat
Nikozia, 29 korrik - Qipro dhe huadhënësit ndërkombëtarë dështuan të dielën për arritjen e një marrëveshjeje mbi përqindjen e saktë të prerjes së depozitave në Bankën Qendrore të Qipros.
Negociatat të cilat nisën të shtunën përfunduan pa asnjë marrëveshje përfundimtare.
Transmetuesi shtetëror raportoi mbrëmjen e së dielës se bisedimet u fokusuan tek 47.5 për qind e depozitave mbi 100,000 euro (133,000 dollarë amerikanë) do të shndërrohen në bono thesari.
Ai shtoi se një marrëveshje përfundimatare pritet të shpallet pas negociatave të së hënës.
Autorietet qipriote dhe huadhënësit ndërkombëtarë ranë dakord që të shpallin një status përfundimtar të Bankës së Qipros, më 31 korrik.