Qipro heq kufizimet për transaksionet me kartat bankare

Nikozia, 30 mars - Banka Qendrore e Qipros njoftoi se nuk ka kufizime për transaksionet me kartat debitore dhe kreditore që po kryhen në vend.
Banka njoftoi se ka një limit prej 5 000 eurosh për transaksionet me karta kreditore dhe debitore jashtë vendit, por nuk ka të tilla kufizime për transaksionet e brendshme dhe transfertat financiare.
Bankat në Qipro hapën dyert për herë të parë dje pas pothuajse ndërprerjes dyjavore të punës mbi lëvizjen e kapitalit.
Qiproja arriti të marrë 10 miliardë euro ndihmë financiare nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), qëllimi i së cilës është që të mos lejohet rënia e sektorit bankar, i cili për një kohë të gjatë dominonte në ekonominë e këtij shteti.