Qipro heq dorë nga ideja e taksës mbi depozitat bankare
Nicozia, 22 mars - Qeveria e Qipros hoqi dorë nga ideja e tatimit mbi depozitat bankare, deklaroi Kryetari i Parlamentit Jannakis Omiru pas një takimi me presidentin Nicos Anastasiadis.
\"Ne nuk po diskutojmë rreth shkurtimeve dhe nuk do ti kthehemi shkurtimeve\", - tha Kryetari i parlamentit, i cili kryeson një nga partitë e opozitës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë atmosferën e unitetit dhe vendosmërisë, për të mbështetur nismat dhe vendimet e marra nga qeverisja politike të enjten, si dhe ato masa që do të merren në ditët në vazhdim.