Qipro do të konfiskoj 47,5 për qind të llogarive bankare të depozituesve
Nikozia, 30 korrik - Qiproja ka arritur një marrëveshje përfundimtare me huadhënësit ndërkombëtarë për të konfiskuar 47,5 për qind të llogarive bankare të depozituesve më të mëdhenj të vendit, për të ndihmuar në financimin e fondit të shpëtimit prej 13 miliardë dollarësh.
Vendi mesdhetar tha sot se masa e konfiskimit të pasurisë do të vlerësohet për tu marrë ndaj llogarive në Bankën e Qipros me 133 mijë dollarë ose më tepër, shumë prej të cilave janë depozita të investitorëve të huaj, duke përfshirë edhe ato të shtetasve të pasur rusë.
Megjithatë, vlera përfundimtare e vendosur për taksën, është më pak se 60 për qind e shifrës që disa ekspertë financiarë kishin parashikuar disa muaj më parë se do të ishte e nevojshme për të financuar fondin e shpëtimit.
Kjo është hera e parë që blloku i eurozonës ka imponuar një taksë mbi depozituesit, për dhënien e ndihmës ndaj një prej 17 vendeve anëtare.
Në rastet e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, masat e kërkuara nga Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e tjera evropiane prekën vetëm taksapaguesit për fondet e nevojshme.