16 Janar 2025

Qipro diskuton për ndihmat e BE-së dhe FMN-së

Nicosia, 18 mars - Parlamenti i Qipros diskuton sot për marrëveshjen e ndihmës ndërkombëtare, e cila parasheh taksa deri në 10 për qind në depozitat bankare të këtij vendi.

Marravëshja ka shkaktuar zemërim te qipriotët, disa prej të cilëve e kanë konsideruar si vjedhje.

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasadies, ka thënë se marrëveshja është e dhimbshme, por parandalon falimentimin e vendit.

Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, janë dakorduar të shtunën për të ndihmuar Qipron me 10 miliardë dollarë, nëse plotëson kushtet.

Për të hyrë në fuqi, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Qipros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)