Qipro, Bankat në krizë, humbin 1 miliardë e 300 milionë euro
Nicosia, 23 shkurt - Kriza ekonomike në Greqi, ka ndikuar negativisht dhe pjesën greke të Qipros.
Banka e pjesës greke në Qipro, deklaroi se për shkak të borxheve të Greqisë ka pësuar 1 miliardë e 300 milionë euro dëm.
Sipas gazetës greko-qipriote "Filelefteros" kanë filluar të kërkohen efektet e borxheve të Greqisë mbi bankat greko-qipriote dhe Banka e "Qipros" ishte e para që deklaroi dëmin që ka pësuar.
Banka e "Qipros" njoftoi se ajo nuk ka arritur ta paguajë dot huanë e vlerës 2 miliardë euro dhe se kjo situatë iu është kthyer atyre me 1 miliardë e 300 milionë euro dëm.
Banka vuri në dukje se po të mos ishin borxhet e Greqisë ata do të kishin pasur 312 milionë euro fitime.