17 Nëntor 2024

Qindra mijëra të papunë, zyrtarët me dy e më shumë puna

Prishtinë, 17 tetor - Edhe pse gjendja ekonomike e sociale në vend nuk është në nivelin e duhur, politikanët e favorizuar uzurpojnë dy e më shumë vende të punës.

Përderisa vijnë shumë kritika nga raportet ndërkombëtare se Kosova ka numrin më të lartë të papunësisë në Evropë, në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e zyrtarëve të lartë publikë i mbajnë nga dy e më shumë pozita zyrtare, shkruan Kosova Sot.

Kjo, pa dyshim, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile ndikon në numrin e të papunëve. Por, ky fenomen nuk është i ndaluar me ligj, që do t’u pamundësonte zyrtarëve të lartë mbajtjen e dy posteve.

Bazuar në të dhënat e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, vetëm këtë vit ky institucion ka deponuar pesë raste një ga viti i kaluar dhe katër raste jnë deponuar këtë vit.

    “Punësimi i shumëfisht nuk është ligjërisht i sanksionuar, është kërkesë e vazhdueshme e Agjencisë që kjo të rregullohet me ligj”, ka thënë Preteni.

Sipas tij, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit është në fazën e amendamentimit në Kuvend, arsyet e mostrajtimit veç janë të njohura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)