06 Nëntor 2024

Qeveria vlerëson lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare

Prishtinë, 14 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të shoqatave, intelektualëve dhe biznesmenëve nga diaspora, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë. Delegacioni përbehej nga përfaqësues nga diaspora në Gjermani, Austri, SHBA, Suedi, Zvicër, Angli dhe Greqi, të kryesuar nga Ragip Ramaj.

Kryeministri ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare gjatë viteve të rezistencës dhe luftës për liri. Kjo mbështetje dhe ky kontribut e obligon Qeverinë dhe institucionet tona që të ruajnë kujdesin dhe angazhimin për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre, ka thënë Kryeministri Haradinaj në këtë takim.

“Kosova ka rrugëtuar në të gjitha këto etapa me mundin e të gjithë neve. Mërgata jonë ka themele të kësaj që është arrit në Kosovë dhe në vende të tjera. Kosova tashmë e ka një realitet tjetër, tejet të afërt me rrugën e saj evropiane. Qeveria e Kosovës në veçanti është e angazhuar të krijoj kushtet që diaspora të sjell në Kosovë kapitalin dhe dijen e fituar ne vendet e zhvilluara”, ka thënë kryeministri Haradinaj dhe ka vlerësuar se nismat nga diaspora do të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Përfaqësuesit nga diaspora kane ngritur nevojën për mbështetjen institucionale nga Republika e Kosovës për hapjen e një kanali televiziv për diasporën.

“Në emër të mërgatës, shoqatave, veprimtarëve nga diaspora ju falënderojmë për pritjen. Ne po kërkojmë një kanal televiziv për mërgatën shqiptare, për t’i pasqyruar të gjitha të arriturat dhe aktivitetet tona. Është mërgatë e madhe dhe na duhet një kanal televiziv, andaj kemi vendos me kërku ndihmë të gjitha institucioneve”, tha Ragip Ramaj përfaqësues nga diaspora.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar angazhimin dhe zotimin e tij personal që kjo dhe kërkesat tjera të diasporës të marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës dhe ato të realizohen në afate optimale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)