06 Nëntor 2024

Qeveria vlerëson AKP-në si institucion i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 16 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku është pritur nga Bordi Drejtues i kryesuar nga u.d. kryesuesi i Bordit, Skender Komoni dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj.

Kryeministri Haradinaj është njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, poashtu udhëheqësit e bordit prezantuan sfidat dhe vizionin për vitet në vazhdim, si dhe për asetet në pronësi shoqërore të cilat mund të trajtohen sipas Ligjit për Investime Strategjike.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ofroi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se qëllimi i ardhjes në AKP është se AKP-ja është një institucion i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, menaxhon me asete që janë publike dhe po ashtu të gjitha veprimet e saj mund të ndikojnë direkt në dinamikat që po ndodhin në zhvillim ekonomik.

“Atë që kemi deklaruar, që është vit i ekonomisë, do të vërtetohet, do të ndodhë një nxitje ekonomike edhe më e madhe sesa e planifikuar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe në takimin që pati me kryetarët e komunave, ishte zhvillimi lokal ekonomik, është këtu dhe do të vazhdojë çdo ditë kështu.

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, tha se mbështetja e Qeverisë për AKP-në është shumë thelbësore dhe në funksion të kësaj falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë dhe vullnetin, që përveç obligimeve ligjore, që AKP të jetë bashkëpunëtore dhe të japë kontributin e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të konceptit që Qeveria e ka proklamuar.

“Do të japim maksimumin dhe do të rritin dinamikën  e gjithë asaj që ne mund të ofrojmë në funksion vetëm të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, si dhe thithjes së investimeve, qoftë të jashtme apo të brendshme”, tha drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)