19 Nëntor 2024

Qeveria të sqarohet për vonesat e pagesave nga skemat sociale

Prishtinë, 22 janar - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ngre një shqetësim lidhur me mosrealizimin e pagesave të skemave sociale për fëmijët në nevojë për mbrojtje për dy muajt e fundit të vitit 2013.

Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2013, sipas informacioneve të përfitueseve të skemave sociale, nuk janë realizuar pagesat për fëmijët e strehuar tek të afërmit. Derisa në dhjetor nuk është paguar as skema për fëmijët të cilët qëndrojnë në familjet strehuese alternative.
 
Madje në muajin dhjetor nuk është realizuar as pagesa e shtesës prej 5 eurove për secilin fëmijë në kuadër të skemës së asistencës sociale. Vonesat e tilla janë bërë një praktikë në vitet e fundit, e sidomos në muajt e fundit të çdo viti.

KOMF, në emër të misionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kërkon:
•    Të zbatohen në tërësi pagesat nga skemat sociale të parapara me legjislacionin në fuqi;
•    Të bëhet një planifikim i mirëfilltë buxhetor në mënyrë që mos të ketë vonesa të tilla;
•    Të mos përsëriten vonesat e pagesave të skemave sociale sikurse në vitin e kaluar, kur për tre muaj rresht nuk u ekzekutuan mjetet për familjet strehuese alternative që strehojnë fëmijë pa përkujdes prindëror;
•    Të merren në konsideratë serioze shumat për asistencën sociale – shtesa prej 5 eurove për secilin fëmijë, pasi ato që kanë qenë ekzistente janë në nivel shumë të ulët, duke bërë që të mos plotësojnë as minimumin e nevojave për ushqim të familjeve dhe fëmijëve nën këtë asistencë;
•    Të ketë transparencë në rast ndryshim vendimesh, në mënyrë që të mos krijohen huti dhe panik tek përftuesit direkt të skemave sociale.

   
Përderisa programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës parasheh investimin në fushën e mirëqenies sociale;

Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale parasheh mbrojtjen institucionale të fëmijëve në nevojë për mbrojtje çoftë përmes legjislacionit në fuqi apo strategjisë sektoriale;

Po ashtu, Rezoluta e Parlamentit Evropian B7-0004/2014 për procesin e integrimit të Kosovës në BE (2013/2881(RSP), me theks të veçantë në nenet 37 dhe 38 ku flitet për të drejtat e fëmijëve dhe varfërinë e fëmijëve, u bënë thirrje autoriteteve kosovare për të zbatuar plotësisht Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës dhe rekomandon që politikat për varfërinë e fëmijëve të rishikohen, duke përfshirë modifikimin e skemës së asistencës sociale dhe futjen e një benefiti universal për fëmijët;

Duke pas parasysh se fëmijët të cilët përfitojnë nga këto skema janë fëmijët më me nevojë për mbrojtje institucionale në Kosovë;
KOMF bënë thirrje që institucionet shtetërore të sqarojnë arsyet e vonesave të këtyre pagesave. Kjo neglizhencë, në dukje, ndaj këtyre fëmijëve ndikon në mënyrë direkte në mirëqenien e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)