07 Nëntor 2024

Qeveria ta themeloj agjensionin e participimeve për Privatizim

Prishtinë, 25 shtator - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka,  me të cilin kanë biseduar për avancimin e politikave nxitëse  ekonomike që i mungojnë vendit tonë dhe si pasojë e tyre ka ngecje në zhvillimin e gjithëmbarshëm të  prodhimtarisë dhe biznesit vendor.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se si organizatë lidere në Kosovë për promovimin e prodhimeve vendore dhe mbrojtjen e interesave të biznesit kosovar ia prezantoi një listë mbi 15 pika Ministrit Lluka dhe  e informoi se këto  jan identifikuar nga anëtarësia e gjërë ë AKB-se si sfida.

Ndër pikat  që vlen të theksohet është mungesa e energjisë elektrikedhe ndërprerja e saj në vazhdimësi për prodhim, maxigrafi dhe tarifat e larta për biznes, gjë që ne vendet të tjera është e kundërta bizneset kanë prioritet dhe tarifa më të ulëta se sa për konsum individual.

Privatizimi ka qenë një temë me theks të vaçant ku është prezantuar si ngecje e thithjes se investimeve vendore dhe të huaja për asetet të cilat janë atraktive për investitorë dhe për këtë duhet të marrim mësim nga dështimet e privatizimit të PTK-se dhe Brezovicës, prandaj Kosovës i duhet ndryshim i qasjes ne privatizim dhe duhet te themelohet një agjension i participimit ne privatizim një model i marrur nga shumë vende që kanë  pas sukses dhe iu është shtuar vlera e asetit e që është realizuar përmes partneritetit private -publik duke e rrit edhe interesimin për investime dhe vlerën për të gjithë aksionarët në investim.


Kryetari i AKB-së, kërkoi që të eliminohen të gjitha ngarkesat tatimore për importin e lëndës së parë  dhe teknologjisë prodhuesve pa kushte, të fiskalizohen të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë sepse kjo po krijon pabarazi në treg, të luftohet informaliteti,korrupsioni,nepotizmi dhe dukurive tjera negative,te ndryshohet Ligji për ndërmarrjet publike, të  ri-aktivizohet  Bordit i Pavarur për Rishqyrtime si e drejte e humbur kushtetuese për të drejtat e bizneseve ne shkallën e dyte të anikimimit, Krijimi i listës së rejtingut  për prodhuesit e Kosovës.

Te vazhdohet afati për shlyerjen e Borxheve publike edhe për një vit dhe pa kushte.. Ligji për investime strategjike të plotësohet me udhëzime administrative dhe të funksionalizohet sa më shpejt. Përshpejtimi i privatizimit të ndërmarrjeve me interes nacional, Të liberalizohet tregu financiar bankar në funksion të rritjes së Konkurrencës, Të hartohet Ligji për kthimin e fondeve te AKP-se dhe Trustit Pensional në tregun e Kosovës ne funksion te zhvillimit ekonomik të Kosovës, Ligji për Trepçën te plotësohet me rregullore dhe akte nënligjore dhe te themelohet Bordi menaxhues sa me shpejt.Të rikthehet Ligji për Arsimin e Lartë nga Kuvendi në Qeveri me qëllim të plotësim  ndryshimit me të gjithë palët e interesit – diskutim gjithëpërfshirës, Ligji i Punës dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive si dhe Mbështetja e promovimit te prodhimeve vendore ne Kosove, rajon dhe më gjerë.


z.Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit ekonomik falënderoi AKB si një institucion që ka bërë shumë në promovimin e vlerave ekonomike të vendit dhe inkurajoj që të vazhdojnë këtë mision por edhe tha se do të jemi përkrahës të këtyre aktiviteteve të përbashkëta.


 Ai tha se “Prioritet ynë kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik I vendit,  sektori privat si dhe Ndërmarrjet publike për të cilën ne si ministri kemi bërë kërkesë të Qeveria për ndryshimin në tërësi të Ligjit për ndërrmarjet publike, së shpejti do të hapet konkursi për Bordin menaxhues të Trepçës dhe Ligji për investime strategjike do të plotësohet ashtu edhe si pakot fiskale me udhëzime, akte dhe nenakte ligjore që funksionalizojn këto ligje në funksion të tregut ekonomik më atraktiv për investime.


Privatizimi në Kosovë kërkon qasje të re dhe për këtë pajtohemi që duhet të themelohet një agjension ndryshe që merr nën menaxhim ndërmarrjet me interes nacional dhe menaxhon para dhe pas privatizimit dhe rrit vlerën e investimeve ne partneritet private publik.


Ceshtja e energjisë elektrike është një problem i trashëguar dhe i njohur për të gjithë por ne do të bejm  gjithçka që energjia elektrike mos të jetë problem për prodhim kurse maxigrafi do te hiqet në tërësi. Ne nuk jemi ata që bëjmë marketing por jemi ata që punojmë dhe puna jonë do të vërehet edhe nga bizneset edhe qytetaret, për këtë kam mbështetje nga Kryeministri Haradinaj dhe Zvkryeministri Pacolli.


Ne fund u dakorduan për takime më të shpeshta dhe shkëmbim të ideve të përbashkëta në te mirë te zhvillimit ekonomik te Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)