20 Nëntor 2024

Qeveria s’po brengoset për ekonominë

Prishtinë, 30 korrik - Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njohësi i zhvillimeve ekonomike, muhamet mustafa, në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se qeveria e kosovës në të gjitha planet e saj dhe raportet nuk përmend dështime apo sfida, por vetëm suksese.

Sipas tij, edhe rritja ekonomike që është bërë në të gjitha vitet e fundit ka ardhur nga investimet publike që janë bërë qoftë në infrastrukturën rrugore, apo në investimet e tjera të shërbimeve publike.

Profesor Muhamet Mustafa i ka sugjeruar Qeverisë të mos punojë me plane ad-hoc, por t’i qaset punës që të thithë më shumë investime të jashtme, të cilat mund ta rrisin prodhimin kombëtar bruto dhe të hapen vende të reja të punës.

Ai ka thënë se edhe ikja e të rinjve kosovarë në muajt e fundit nga Kosova për në vendet perëndimore është si pasojë e mungesës së vendeve të punës dhe mosperspektivës për të ardhmen.

 “Gjatë këtij viti nuk është parë të kemi zhvillim ekonomik. Pra, kemi parë se ka pasur vazhdimësi të projekteve të kaluara, kurse Qeveria ka paraqitur vetëm suksese dhe rezultate”, ka thënë ai.

Mustafa ka deklaruar se një ndër problemet me të cilin është ndeshur ekonomia e Kosovës ka qenë mungesa e investimeve private, që në GDP-në e Kosovës është shumë e ulët.

“Për ta ndryshuar këtë qasje të politikave ekonomike duhet të ketë një qasje tjetër, më dinamike dhe me projekte më efektive në mënyrë që të krijohet një rritje më e madhe e Bruto Prodhimit Vendor”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Kosovë ka pasur nivel të ulët të investimeve që janë përcjellë edhe me investimet vendore, po ashtu edhe të jashtme.

“Investimet e jashtme kanë një tendencë të ardhshme të përkeqësimit. Kjo është e lidhur pjesërisht me ambientin biznesor në Kosovë, që nuk është me kushte të mira në të gjitha segmentet investuese”, ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)