06 Nëntor 2024

Qeveria shqyrton mundësin e largimit të lojërave te fatit në zonat periferike

Prishtinë, 11 janar - Me kërkesë të Kryeministrit Haradinaj, mbledhja e sotme e Qeverisë së Republikës së Kosovës nisi me informatën lidhur me Koncept dokumentin për lojërat e fatit, të iniciuar nga Ministria e Financave, si një detyrim i trashëguar nga qeverisja e kaluar.

Ministri i Financave ka njoftuar kabinetin qeveritar se ky koncept dokument është derivat që rrjedhë nga obligimet e trashëguara nga qeveritë e kaluara dhe është në përputhje me dokumentet  strategjike, programore dhe të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Koncept dokumenti për lojërat e fatit është analizë dhe ai rekomandon që kjo fushë të rregullohet me ligj, i cili do të hartohet në përputhje me të gjitha procedurat për hartimin e legjislacionit në Kosovë.

Koncept dokumenti nuk prejudikon asnjërën nga zgjedhjet e mundshme ligjore që do të bëhen për rregullimin e fushës.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij ka shprehur qëndrimin që sa i përket lojërave të fatit të shqyrtohen të gjitha mundësitë, të përshtatshme me ligjet në fuqi, derisa ka shtuar se pas konsultimeve publike, është e rrugës të shqyrtohet mundësia edhe e largimit të këtyre lojërave në zonat periferike apo edhe mbyllja e tyre.

Një nga qëllimet e këtij koncept dokumenti është që kjo fushë të rregullohet me ligj dhe të evitohet informaliteti në këtë fushë, e cila në këtë fazë është mjaft evidente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)