Qeveria shqiptare mbështetëse e palëkundur e bizneseve nga Kosova
Tiranë, 13 qershor - Për çdo sipërmarrje të Kosovës që kërkon të shtrihet në Shqipëri qeveria shqiptare do të jetë një mbështetëse e palëkundur.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të një qendre grumbullimi në Dushk të Lushnjës.
Rama tha se qeveria do të garantojë kushtet më optimale që sipërmarrjet e Kosovës të zhvillohen natyrshëm dhe që integrimi e ndërveprimi mes sipërmarrjes në këtë anë dhe në atë anë të bjeshkëve të jetë sa më i plotë dhe intensiv.
Ky është një moment shumë iu rëndësishëm. Kurorëzojmë një përpjekje të nisur përpara disa kohësh me mikun tonë Ramiz Kelmendin, të cilin e falënderoj nga zemra për gatishmërinë, por edhe për cilësinë më të cilën iu përgjigj kërkesës sonë për të zgjeruar rrjetin e grumbullimit të prodhimeve edhe këtu, në Shqipëri, në këtë zonë të bekuar që ka kaq shumë nevojë për të pasur një infrastrukturë moderne, të grumbullimit, të agro-përpunimit dhe të eksportit, tha kryeminsitri.
Sot Shqipëria është vendi ku Kosova eksporton më shumë sesa kudo tjetër, por kjo sipas Ramës është vetëm fillimi, sepse përmes investimeve të kësaj natyre ne rrisim jo vetëm këmbimet tregtare, por rrisim edhe fuqinë tonë të përbashkët në rrugën e një bashkimi të plotë ekonomik.
Rama u shpreh i bindur që ky investim do të jetë një nxitje e jashtëzakonshme për fermerët e zonës.
Janë 10 mijë fermerë, familje fermerë, që falë këtij investimi do të përfshihen në një rrjet bashkëpunimi, punësimi dhe të ardhurash të qëndrueshme. Sepse ajo çka garanton çelja e kësaj infrastrukture moderne grumbullimi është pikërisht të ardhurat e qëndrueshme për prodhuesit, të cilët duke hyrë më marrëveshje me kompaninë grumbulluese kanë garancinë e plotë të shitjes së çdo kilogrami të prodhimit të tyre.\"
\"Nga ana tjetër impakti që një nismë e tillë ka në konsolidimin e tokës në kuptimin e shkuarjes në drejtimin e duhur kundër fragmentarizimit, por edhe në rritjen e cilësisë, është e jashtëzakonshme.