Qeveria shpenzon 441 milionë euro për tre muaj
Prishtinë, 13 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2018).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2018 ishte 461.0 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM2 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.8 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (34%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm (11%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.