07 Nëntor 2024

Qeveria shpenzon 439 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2017

Prishtinë, 10 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon  Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2017 ishte 448.7 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM2 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve  me 31 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet  me 24 për qind; formimi i kapitalit bruto me 23 për qind; dhe konsumi i ndërmjetëm me 10 për qind.

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)