14 Janar 2025

Qeveria rrit pagat për vete

Prishtinë, 11 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rritjen e rrogave për zyrtarët e vet të lartë.

I pari që do të përfitojë nga kjo rritje është Kryeministri Hashim Thaçi, të cilit do t’i shtohen në llogari edhe nga 882 euro për muaj.

Sipas Express, bashkë me të do të përfitojnë edhe zëvendëskryeministrat, ministrat dhe shumë zyrtarë të tjerë. Projektligji pritet të marrë miratimin edhe nga Kuvendi.

Kur janë në pyetje paratë, krerët e institucioneve të Kosovës nuk e ndjekin rrugën e miqve ndërkombëtarë siç ndodh zakonisht.

Madje prirja për t’ia rritur luksin vetes tregon se ata po veprojnë komplet ndryshe nga liderët botërorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)