06 Nëntor 2024

Qeveria ratifikon marrëveshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut

Prishtinë,  21 maj - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për asistencë teknike në procesin e integrimit evropian.

Asistenca pritet të jap rezultate në krijimin e mekanizmit për trajnim dhe asistencë teknike për komunikimin në mënyrë efektive të temave kyçe të procesit të integrimit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe donatorëve.

Kontributi financiar i Qeverisë së Luksemburgut do të jetë në shumën 2 milionë euro, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës është obliguar të kontribuojë me 100 mijë euro për realizimin e këtyre projekteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)