18 Maj 2024

Qeveria po i nënçmon rreziqet me të cilat ballafaqohet ekonomia

Prishtinë, 1 gusht - Parashikimet e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për perspektivën ekonomike të vendit janë alarmuese, të cila Qeveria e Kosovës duhet t’i pranoj si sinjal se është momenti i fundit të ndërmerr masa që vendi të mos futet edhe më thellë në varfëri.

Nuk ka indikacion më të qartë për thellimin e krizës se parashikimi për rritjen ekonomike 3,8 për qind, pastaj për rënien e importeve, remitancat, të cilat nuk do të jenë më të larta se vitin e kaluar, si edhe për ngecjen e investimeve të huaja direkte.

Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale –STRAS vlerëson se këto parashikime tregojnë qartë se premtimet e Qeverisë së  Kosovës për rritje ekonomike 5 për qind do të mbeten në nivel të dëshirave.  Ndërkaq, rritja sipas parashikimeve të BQK-së, në fakt tregon për rënie të thellë në krahasim me vitin e kaluar. Njëkohësisht, kjo normë e zhvillimit nuk do të kontribuojë për zbutjen e dy problemeve esenciale që ka Kosova – varfërinë dhe papunësinë.

STRAS vlerëson se të dhënat nga BQK-ja janë shumë afër realitet, tregojnë zhvillimet e deritashme në ekonominë e vendit. Për katër muajt e parë të vitit eksportet ishin 24 për qind më të ulëta, ndërsa importi kishte rritje vjetore 0,1 për qind.  Këto të dhëna janë ilustrimi më i mirë për rënien e fuqisë eksportuese ( prodhuese) në vend, si edhe për rritjen e deficitit tregtar.

Njëkohësisht rënia e remitancave 4,8 për qind sipas STRAS paralajmëron se mund të jenë joreale pritjet për infuzion financiar nga diaspora, meqenëse edhe ajo është goditur nga kriza,me të cilët po përballën shumë vende evropiane, ku është e koncentruar diaspora kosovare.

Duke pasur parasysh këtë pasqyrë të zymtë,  Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë urgjente sipas STRAS duhet të ndërmarrë masa që të frenoj këtë rënie. Fillimisht ajo duhet të analizoj dhe të gjej përgjigje:

a)    Pse nuk është përmbushur asnjëri nga parametrat e prezantuar përmes planit të saj strategjik, i njohur si “Plani Banjsko” ?

b)    Pse është i vogël ndikimi i investimeve publike në zhvillimin përgjithshëm të vendit, duke pasur parasysh se shpenzimet kapitale prej 616 milionë eurosh janë 15 për qind më të larta se vjet, kurse në buxhetin tërësishëm ato marrin pjesë mbi 40 për qind.

Duke pasur parasysh këto dy fakte Qeveria po ashtu sipas STRAS duhet të pranoj se parametrat nga plani strategjik kanë qenë imagjinar, përkatësisht larg nga ambienti real. Nga kjo ajo të rishikoj këtë plan dhe atë ta sjell në norma që paraqesin mundësitë aktuale që ka Kosova.

Ndërkaq, kur janë në pyetje shpenzimet kapitale, Qeveria e Kosovës  duhet të bëjë rishikimin e tyre, posaçërisht për ato që parashihen të realizohen gjatë viteve në vijim.

-    Pa dyshim se duhet të vazhdoj projekti i autostradës  Vërmicë – Merdare, pa marrë parasysh koston dhe ngarkesën që i bënë buxhetit të vendit. Mirëpo, është e pakuptueshme nëse me këmbëngulësi insistohet që edhe në të ardhmen paratë publike të shpenzohen për asfalt dhe rërë, ndërsa të neglizhohen sektorë të tjerë të rëndësishëm për cilësinë e jetës së qytetarëve – shëndetësia, arsimi, siguria, furnizimi i vendbanimeve me ujë për pije,etj.

-    Ky rishikim është i domosdoshëm edhe për faktin se disa projekte të planifikuara të financohen përmes formave të tjera, tash do të jenë në barrë të buxhetit të vendit – revitalizimi i bllokut të dytë të TC “Kosova A”, si edhe revitalizimi i TC “Kosova B”.

-    Po ashtu Qeveria duhet të siguroj mbulesë më të mirë për kategoritë sociale, por  të gjej zgjidhej edhe për aplikimin sigurimeve shoqërore;

Situatë aspak më e mirë nuk është as në biznes, meqenëse aty likuiditeti është në nivelin kritik, cka do të thotë se është rrezikuar edhe aftësia e tij  për pagesë.  Kjo edhe më shumë do të reduktoj investimet e sektorin privat, por edhe për mbulimin obligimeve fiskale, apo të pagave për punëtorët.  Duke pasur parasysh këtë gjendje, atëherë nuk është për mburrje shkalla e lartë e likuiditetit  të bankave komerciale, meqenëse ato kanë mbyllur paranë e grumbulluar nga bizneset dhe qytetarët, ose shfrytëzimi i tij ka kosto të papërballueshme.

Meqenëse Qeveria e Kosovës nuk ka mekanizëm që të intervenoj në politikat e bankave, atëherë duhet të ndërmerr masa  në fushën fiskale, apo ën segmente të tjera që lehtësojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabil të biznesit:

-    Të  parasheh pushime tatimore, posaçërisht për bizneset e  reja dhe ato që premtojnë  punësim;

-    Që së bashku me pushtetin lokal të  ofroj mundësi për shfrytëzim pa pagesë të lokacioneve për ndërmarrjet prodhuese e shërbyese dhe qasje më të lehtë në shërbimet publike;

STRAS  vlerëson se këto masa në mënyrë afatgjatë do të ndikonin në  zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh edhe faktin se ekonomia ka nevojë edhe për shumë masa të thera emergjente, posaçërisht kur merret parasysh fakti se nuk ka sinjale për kthesa të mundshme pozitive në Evropë dhe në Zonën e Euros, me të cilat është e lidhur perspektiva e ekonomisë së vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)