08 Nëntor 2024

Qeveria përkrah institucionet që merren me procesin e privatizimit

Prishtinë, 1 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme e cila merret me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrat Dhurata Hoxha e Avdullah Hoti, u bisedua për zhvillimet që lidhen me procesin e privatizimit, koordinimin në këtë aspekt, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke respektuar plotësisht mandatin e secilës prej institucioneve.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë për institucionet përkatëse duke vlerësuar përkushtimin e tyre në procesin e privatizimit.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e intensifikimit të trajtimit dhe zgjidhjes së rasteve që lidhen me procesin e privatizimit, duke pasur parasysh edhe numrin prej rreth 20 mijë rasteve që tashmë ekzistojnë në këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)