Qeveria përcjellë në Kuvend raportin e buxhetit për vitin e kaluar fiskal
Prishtinë, 29 mars - Qeveria ka shqyrtuar gjithashtu dhe e ka përcjellë në Kuvendin e Republikës së Kosovës Raportin përfundimtar përmbledhës të buxhetit për vitin e kaluar fiskal.
Të gjitha shënimet e prezantuara në ketë raport janë përpunuar nëpërmes Sistemit Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës ashtu siç kërkohet nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike.
Të dhënat janë nxjerrë edhe nga pasqyrat individuale të organizatave buxhetore të dorëzuar në Thesar.
Sipas raportit, gjatë viti të kaluar shuma totale e pranimeve buxhetore është 1,923,360, 386 euro, ndërsa shuma e pagesave është 1,836,805,386 euro.
Miratimin e Qeverisë e ka marr edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në zonat kadastrale të komunës së Kaçanikut, Ferizajt dhe komunës së Hanit të Elezit.
Kabineti qeveritar është informuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane për zbatimin e Planit të veprimit të agjendës për reforma Evropiane (ERA).
40 mijë euro i ka ndarë Qeveria e Kosovës për realizimin e aktiviteteve për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.