26 Dhjetor 2024

Qeveria për tre muaj mblodhi 512 milionë deri sa shpenzoi 579 milionë euro

Prishtinë, 4 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM3 2020).

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 512.6 milionë Euro.  

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (30.9%), kompensimi i punëtorëve (28.3%), formimi i kapitalit bruto (16.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)