08 Nëntor 2024

Qeveria paraqet raportin mbi financimin publik të OJQ-ve

Prishtinë, 14 mars - Qeveria e Kosovës publikisht paraqet sot raportin e parë mbi financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitet 2015-2016.

Kjo ngjarje është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.

Raporti i cili u zhvillua me mbështetjen e projektit të BE-së \"Mbështetja për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile\", mbledh informacione në lidhje me institucionet e financimit, organizatat përfituese dhe shumat të disbursuara gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Publikimi i raportit paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e transparencës së fondeve publike të OJQ-ve në Kosovë dhe do të bëhet një detyrë vjetore pas miratimit të rregullores së Qeverisë për kriteret, standardet dhe procedurat mbi financimin publik të OSHC-ve, të cilat do të jenë objekt i konsultimit publik gjatë javëve të ardhshme.

Do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me palët kryesore të interesit nga shoqëria civile, organet e qeverisë, komuniteti i donatorëve dhe mediat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)