Qeveria oferton obligacione në vlerë nominale prej 25 milion euro
Prishtinë, 31 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Bonove të Thesarit KV006-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 2-vjeçare në vlerë nominale prej 25 milion euro.
Nga kjo shumë, 10 milion euro do të shërbejnë për ri-financimin e obligacionit të emetuar në mars 2014, kurse pjesa tjetër prej 15 milion shkon për përkrahje buxhetore.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 70.54 milion euro kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milion Euro.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.16% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -147 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të obligacioneve 2-vjeçare, e cila ishte 2.63%.
Blerësit sipas kategorive ishin si vijon:
Bankat: 24.85 milion euro
Kompanitë e Sigurimeve: 0.15 milion euro
Të hyrat neto nga ky ankand janë 14,979,099.54.