12 Nëntor 2024

Qeveria oferton Bono Thesari në vlerë prej 10 milionë euro

Prishtinë, 13 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin KV012-16, ku u ofertuan Bono Thesari 3-mujore në vlerë nominale prej 10 milionë euro. 

Shuma do të shërbejë për ri-financimin e obligacionit të emetuar në prill 2016.

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 20.25 milionë euro kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.14% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -8 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 3-mujore, e cila ishte 0.22%.

Blerësit sipas kategorive ishin si vijon:

Bankat: 9.8 milionë euro

Kompanitë e Sigurimeve: 0.2 milionë euro

Të hyrat neto shkaku i normës më të ulët të ri-financimit janë 1,998.06 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)